info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Seminar mbi Menaxhimin e Riskut dhe Parandalimin e Parregullsive në kuadër të Programit IPARD III

AZHBR, në bashkëpunim me DG AGRI dhe OLAF, organizoi seminarin mbi menaxhimin e riskut dhe parandalimin e parregullsive të mundshme në zbatimin e programit IPARD III. Në aktivitet morën pjesë gjithashtu përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe të gjithë strukturave të përfshira në zbatimin e programit IPARD.

Ky aktivitet shërbeu si një platformë e rëndësishme diskutimi për:

· Mekanizmat e kontrollit dhe raportimit

· Praktikat më të mira për identifikimin dhe parandalimin e parregullsive

· Përdorimin e mjeteve teknologjike për rritjen e transparencës dhe integritetit në menaxhimin e fondeve.

Seminari krijoi një hapësirë të vlefshme për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive me ekspertët evropianë, duke forcuar angazhimin e përbashkët për një administrim të drejtë dhe të qëndrueshëm të fondeve të BE-së.

AZHBR mbetet e përkushtuar në sigurimin e një zbatimi transparent, efektiv dhe të qëndrueshëm të programeve të mbështetjes për bujqësinë dhe zhvillimin rural në vend.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*