KREU | Drejtoria e Parandalimit të Mashtrimit, Parregullsive dhe Riskut
Drejtoria e Parandalimit të Mashtrimit, Parregullsive dhe Riskut është përgjegjëse për bashkërendimin e aktiviteteve me drejtoritë dhe sektorët e Agjencisë lidhur me raportimin e rasteve të parregullsive dhe mashtrimeve të konstatuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë së institucionit.
Drejtoria konceptohet të jetë tërësia e proceseve të përfshira në identifikimin, vlerësimin dhe gjykimin e mashtimeve, parregullsive dhe risqeve, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë, ndërmarrjen e veprimeve për zvogëlimin apo parashikimin e tyre, monitorimin dhe rishikimin e progresit. Drejtoria e Parandalimit të Mashtrimit, Parregullsive dhe Riskut ka në përbërje të saj 1 (një) drejtor dhe 2 (dy) sektorë, të cilët mundësojnë realizimin e detyrave të sipërpërmendura:
Detyrat e Sektorit të Identifikimit të Mashtrimit dhe Parregullsive:
Ky sektor është i përbërë nga 3 (tre) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës ( 1+3)
Detyrat e Sektorit për Sigurimin e Cilësisë dhe Menaxhimit të Riskut:
Ky sektor është i përbërë nga 3 (tre) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës ( 1+3)