info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

“Na duhet një mentalitet i ri në bujqësi”, Krifca: Në mars, nis skema kombëtare

“Në mars, nis skema kombëtare me zero dokumente”. Kjo u njoftua në studion e Ditari në A2 nga drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca. Sipas saj, në këtë skemë do të shtohet investimi për bujtinat për të mbështetur zonat rurale.

“Në mars, nis skema kombëtare, është me zero dokumente. Do të shtojmë një masë investimi në bujtina. Duam ta mbajmë këtë për mbështetjen e zonave rurale dhe të kenë mundësi shqiptarët e të huajt të shijojnë fshatin. Aplikimi kryhet përmes e-albania. Kjo është një skemë që duhet të ofrojë mbështetje te fermerët”.

Krifca theksoi se fermeri duhet të bëjë aplikim, plan biznesi që investimet të jenë të qëndrueshme dhe të rritet ekonomia dhe punësimi.

“U janë ulur taksat për të punuar në bujqësi dhe taksa për imputet bujqësore. Mbështetjen direkte për fermerët e vegjël të marrin një mbështetje për krerë, apo për të mbjellë një pemishte apo serë. Fermeri duhet të bëjë aplikim, plan-biznesi që investimet të jenë të qëndrueshme që në 5 vitet e para të nxjerrin veten e vet dhe ne i ndihmojmë që të ecin në një rrugë që u sjell përfitime, nuk duam të bëjmë teste për të investuar në projekte që janë të dështuar që në fillim, por që të rrisim ekonominë e punësimin dhe standardi ushqimor të përmirësohet dhe t’i mësojmë fermerët që të kenë akses në financimet e BE. Në Ipard 3 kemi kërkuar 166 mld euro”.

Rajonizimi është një mekanizëm që agjencia e përdor. Është një proces edukimi i cili po ndodh me fermerët

Drejtorja e AZHBR-së theksoi gjithashtu se duhet një mentalitet i ri për bujqësinë. Sipas saj, brezi i ri duhet të edukohet me dashuri për bujqësinë.

“Ka një edukim që po ndodh nga fermerë. Ka nevojë për më shumë informacion që brezi i ri të edukohet me dashuri për punën në bujqësi dhe na duhet një mentalitet i ri në bujqësi. Ajo që më ka bërë përshtypje është se nga 100 mln investime, 19 mln kanë të bëjnë me investim teknologjik që po ndodh në investimet që po kryejnë sipërmarrësit, si në menaxhimin e qendërzuar në fermë blegtorale, ku përmes telefonit shikon si po ecën dhe kjo jep një kontroll ushqimor të lartë, ul kostot e humbura dhe rrit përfitimet për fermën”.

Krifca njoftoi se së shpejti do të funksionojë edhe autoriteti veterinar që do të krijojë të gjithë bazën ligjore.

“Autoriteti i Veterinarisë dhe do ketë një mbikëqyrje mbi gjysmën e popullatës që janë kafshët dhe do ketë një autoritet që do krijojë të gjithë bazën ligjore.

Gjatë bisedës, Krifca foli edhe për skemën e IPARD, e cila sipas saj ka rezultuar e suksesshme, duke u shprehur se, “sot, me një procedurë të re që kemi miratuar në KE, kemi çuar deri në 50% paradhënie që fermerët mund të marrin”.

Thirrja e IPARD ka rezultuar e suksesshme, që do të thotë një vëllim pune shumë i madh për agjencinë, për të menaxhuar këtë kërkesë. Nuk e prisja që fermerët të kishin dëshirë të investonin në sektorin bujqësor 360 subjekte kanë shprehur interes vetëm në këtë thirrje. Ne dje e mbyllëm me një shifër të lartë. Kërkesa ishte për 29.9 mln euro kërkesa ka ardhur 60 mln euro grant. Ipard të favorizon nëse ti punon në zona të vështira malore. Shqipëria është prekur në çdo cep të këtij programi”.

Ajo informoi gjithashtu se nga 2018 injektimi në bujqësi i investimeve është mbi 100 milionë euro dhe 260 kontrata të lidhura me subjekte të ndryshme me investime që transformojnë bujqësinë në Shqipëri.

“Nga 2018 injektimi në bujqësi i investimeve është mbi 100 milionë euro dhe 260 kontrata të lidhura me subjekte të ndryshme me investime që transformojnë bujqësinë në Shqipëri. Kemi paguar 72 subjekte dhe të tjerët janë në proces se kontrata lidhet në kohë të ndryshme.

Një nga mekanizmat për të financuar bujqësinë është banka, tjetër janë mikrofinancat dhe grantet janë të preferuar se janë para që nuk kthehen mbrapsht”.