Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) zhvilloi një takim teknik me fermerët e qarkut të Kukësit për t’i informuar Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, në mënyrë që çdo aplikues të ketë qartësi mbi procedurat dhe mundësitë që ofrojnë 9 masat mbështetëse të kësaj skeme.
Fermerët patën mundësi të orientohen hap pas hapi mbi dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe përfitimet që garanton mbështetja financiare, në mënyrë që çdo investim të shoqërohet me mbështetje të garantuar.
Përmes përfitimit të 50% grant nga skema dhe kombinimit me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit, sigurohet financim i plotë për të gjithë investimin.
Aplikimet janë të hapura deri më datë 30 shtator 2025.
Për më shumë informacion dhe asistencë teknike, fermerët mund të kontaktojnë:
· Agropikat dhe zyrat e AREB
· Numri falas: 0800 83 83 · Website: www.azhbr.gov.al
· Email: info@azhbr.gov.al