Në një bashkëbisedim me fermerët e qarkut Korce, stafi teknik i AZHBR-së, së bashku me Zv. Ministrin Arian Jaupllari prezantuan Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, e cila ofron 9 masa mbështetëse për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë. Fermerët u informuan mbi procedurat e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe masat e mbështetjes, me qëllim lehtësimin e procesit dhe rritjen e mundësive për përfitim.
Përmes kombinimit të 50% grant nga skema me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane për 70% të kolateralit, fermerët kanë mundësinë të sigurojnë financim të plotë për realizimin e investimeve të tyre.
Aplikimet janë të hapura deri më datë 30 shtator 2025.
Për më shumë informacion dhe asistencë teknike, fermerët mund të kontaktojnë:
• Agropikat dhe zyrat e AREB
• Numri falas: 0800 83 83
• Website: www.azhbr.gov.al
• Email: info@azhbr.gov.al
