Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR-së, Znj. Ardita Kuçi dhe stafi teknik, në një bashkëbisedim me fermerët e qarkut të Elbasanit për mundësitë e financimit që ofron Skema Kombëtare e Investimeve 2025, e strukturuar në 9 masa mbështetëse të dedikuara për sektorin bujqësor për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit..
Takimi u fokusua në orientimin praktik të fermerëve mbi procedurat e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe mënyrat e përfitimit, në mënyrë që çdo investim të shoqërohet me mbështetje të sigurt dhe efikase.
Përmes kombinimit të 50% grant nga skema me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane për 70% të kolateralit, fermerët kanë mundësinë të sigurojnë financim të plotë për realizimin e investimeve të tyre.
Aplikimet janë të hapura deri më datë 30 shtator 2025.
Për më shumë informacion dhe asistencë teknike, fermerët mund të kontaktojnë:
• Agropikat dhe zyrat e AREB
• Numri falas: 0800 83 83
• Website: www.azhbr.gov.al
• Email: info@azhbr.gov.al