info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Drejtoria e Monitorimit të Skemave dhe Raportimit

Drejtoria e Monitorimit të Skemave dhe Raportimit garanton zbatimin e politikave integruese europiane dhe të programeve të zhvillimit bujqësor dhe rural, me qëllim realizimin e objektivave strategjike kombëtare për arritjen e standarteve europiane, në mbështetje të financimit të fermerëve përmes Skemave Mbështetëse, monitorimin në terren të projekteve pas financimit, si dhe menaxhimin e riskut në nivel institucional, analizimin dhe raportimin për aktivitetin tekniko-financiar të AZHBR, në drejtim të menaxhimit të fondeve publike, apo fondeve nga burime të ndryshme financimi në përputhje me manualin e procedurave.

Drejtoria e Monitorimit të Skemave dhe Raportimit ka në përbërje të saj 1 (një) drejtor dhe 3 (tre) sektorë, të cilët mundësojnë realizimin e detyrave të sipërpërmendura:

1. Sektori i Raportimit;

2. Sektori i Monitorimit të Investimeve IPARD, i përbërë nga 8 (tetë) inspektorë dhe 1 (një) përgjegjës ;

3. Sektori i Monitorimit të Investimeve Kombëtare.

Sektori i Raportimit

Sektori i Raportimit i përbërë nga 2 (dy) Inspektor dhe 1 (një) Përgjegjës(1+2), sigurohet identifikimi dhe vlerësimi i risqeve në nivel tërësor dhe në nivel objektivave, hartimin e objektiva strategjike, operacionale në çdo njësi funksionale të AZHBR në funksion të menaxhimit të riskut, në përputhje me manualin e procedurave.

Sektori i Monitorimit të Investimeve IPARD

Sektori i Monitorimit të Investimeve IPARD i përbërë nga 1 (një) Përgjegjës dhe 8 (tetë) Inspektorë (1+8), fokusohet në monitorimin në terren të aplikimeve të skemave mbështetëse nga Programi IPARD dhe pasqyrimi i realitetit të investimit nga gjetjet në terren, analizimin e të dhënave paraqitur në raportin e kontrollit përpiluar nga inspektorët me të dhënat e përfituara nga kontrolli në vend.

Sektori i Monitorimit të Investimeve Kombëtare

Sektori i Monitorimit të Investimeve Kombëtare:Ky sektor është i përbërë nga 7 (shtatë) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës (1+7), sigurohet monitorimi në terren të punës së inspektorëve për aplikimet e Skemave Mbështetëse nga Programi Kombëtar i mbështetjes në bujqësi dhe pasqyrimi i realitetit të investimit nga gjetjet në terren si dhe që grupet e punës të kontrollit të monitorimit në terren, kryejnë procesin e monitorimit me cilësi dhe efektivitet

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds