info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

AZHBR dhe UNOPS, bashkëpunimin në kuadër të projektit EU4PropertyRights

AZHBR nis bashkëpunimin me UNOPS në kuadër të projektit EU4PropertyRights, për pilotimin e sistemit LPIS (Land Parcel Identification System).
Qëllimi i takimit ishte të diskutohej plani i zhvillimit të sistemit, i cili është kyç për administrimin e tokave bujqësore, lehtësimin e regjistrimit të parcelave dhe sigurimin e pagesave të sakta e të drejta për fermerët. LPIS përbën bazën teknike të zbatimit të politikave të përbashkëta bujqësore (CAP) dhe është një nga elementët thelbësorë për përgatitjen e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Projekti do të kontribuojë në rritjen e transparencës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale, duke mbështetur fermerët drejt një bujqësie më moderne dhe efikase.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*