AZHBR, në bashkëpunim ndërinstitucional me ASIG, po zhvillon një cikël trajnimesh për ekipin e LPIS, me fokus zgjerimin e njohurive mbi Platformën e Gjeoportalit Kombëtar dhe për diskutimin e mënyrës më efektive për vënien në dispozicion të të dhënave gjeohapësinore që ata administrojnë.
LPIS (Land Parcel Identification System) është element thelbësor i IACS (Integrated Administration and Control System), dhe shërben për kontrollin e përdorimit të tokës, si edhe garantimin e transparencës, në përputhje me Politikën e Përbashkët Evropiane.
Ky bashkëpunim ndërinstitucional synon të forcojë përdorimin e të dhënave gjeohapësinore dhe të mbështesë administrimin e tyre sipas praktikave më të mira evropiane.
