info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Drejtoria e Parandalimit të Mashtrimit, Parregullsive dhe Riskut

Drejtoria e Parandalimit të Mashtrimit, Parregullsive dhe Riskut është përgjegjëse për bashkërendimin e aktiviteteve me drejtoritë dhe sektorët e Agjencisë lidhur me raportimin e rasteve të parregullsive dhe mashtrimeve të konstatuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë së institucionit.

Drejtoria konceptohet të jetë tërësia e proceseve të përfshira në identifikimin, vlerësimin dhe gjykimin e mashtimeve, parregullsive dhe risqeve, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë, ndërmarrjen e veprimeve për zvogëlimin apo parashikimin e tyre, monitorimin dhe rishikimin e progresit. Drejtoria e Parandalimit të Mashtrimit, Parregullsive dhe Riskut ka në përbërje të saj 1 (një) drejtor dhe 2 (dy) sektorë, të cilët mundësojnë realizimin e detyrave të sipërpërmendura:

    1. Sektori i Identifikimit të Mashtrimit dhe Parregullsive
    2. Sektori për Sigurimin e Cilësisë dhe Menaxhimit të Riskut

Sektori i Identifikimit të Mashtrimit dhe Parregullsive

Detyrat e Sektorit të Identifikimit të Mashtrimit dhe Parregullsive:

  1. Harton objektiva strategjike, operacionale në çdo njësi funksionale të AZHBR-së, në funksion të identifikimit të mashtrimit dhe menaxhimit të parregullsive;
  2. Siguron identifikimin dhe vlerësimin e risqeve  që lidhen me mashtirmin apo me parregullsistë, të cilat çojnë në dështimin apo mosrealizimin e objektivave;
  3. Mbikëqyr identifikimin dhe raportimin e fenomeneve, sinjaleve apo ngjarjeve për parandalimin e mashtrimit nga inspektorët përkatës në përputhje me manualin e procedurave;
  4. Përgatit regjistrin e sinjaleve të parregullsisë dhe analizon rastet;
  5. Përgatit regjistrin e parregullsisë dhe e dërgon për miratim tek drejtori i drejtorisë;
  6. Përgatit dokumentet sipas manualit të parregullsisë dhe raporton mbi rastet e sinjaleve si dhe mbi parregullsitë e konfirmuara.

Sektori për Sigurimin e Cilësisë dhe Menaxhimit të Riskut

Detyrat e Sektorit për Sigurimin e Cilësisë dhe Menaxhimit të Riskut

  1. Nxitë zhvillimin e cilësisë duke u bazuar në rishikime të rregullta të proceseve duke përditësuar manulain e cilësisë.
  2. Lehtëson procesin e përfshirjes të të gjitha drejtorive në funksion të sigurimit të cilësisë, si dhe harton planin e veprimit për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë.
  3. Harton plani vjetor dhe afatmesëm të zhvillimit, në të cilin parashikon indikatorët dhe kriteret për sigurimin e cilësisë.
  4. Në fund të çdo viti pas vlerësimit do të hartojë një raport vlerësimi për sigurimin e cilësisë në AZHBR.
  5. Harton planin e masave të parashikuara dhe kujdeset për zbatimin e tyre në praktikë.
  6. Krijimin e një sistemi modern të sigurimit të cilësisë, i certifikuar në përputhje me kriteret e standardeve të sigurimit të cilësisë të ISO 9001: 2000 duke përfshirë proceset kryesore, proceset e menaxhimit dhe proceset mbështetëse.
  7. Harton dhe përditëson strategjinë për sigurimin e cilësisë në procedurat e ndjekura nga AZHBR bazuar në standardet evropiane dhe udhëzimet për sigurimin e cilësisë.
  8. Identifikon fushat për sigurimin e brendshëm të cilësisë brenda institucionit në  përputhje me Udhëzimet Standarde Evropiane
  9. Harton objektiva strategjike, operacionale në çdo njësi funksionale të AZHBR-së në funksion të menaxhimit te riskut;
  10. Siguron identifikimin dhe vlerësimin e risqeve në nivel tërësor dhe në nivel aktiviteti për çdo njësi të AZHBR-së, të cilat çojnë në dështimin apo mosrealizimin e objektivave;
  11. Përgatit dokumentat e riskut sipas Manualit të Riskut dhe raportimin e tyre në kohë.