Sektori i Përafrimit të Legjislacionit dhe Ndihmës së Huaj

Sektori i Përafrimit të Legjislacionit dhe Ndihmës së Huaj (SPLNH)

SPLNH është përgjegjës për monitorimin e legjislacionit të B.E dhe atij Shqipëtar, vlerësimin e proçedurave dhe përputhshmërinë me bazën ligjore. Asistimin e Drejtorive në përgatitjen dhe harmonizimin e proçedurave.

Detyrat kryesore të Sektorit janë:

  • Ndjekjen dhe azhornimin e përditshëm me ndryshimet në legjislacionin e BE dhe Shqiptar që lidhen me veprimtarinë e AZHBR-së;
  • Ndjek në vazhdimësi aktet e reja ligjore dhe nënligjore që dalin dhe informon drejtoritë përkatëse me qëllim njohjen e tyre nga e gjithë  struktura organike e  institucionit.
  • Informimi i stafit mbi ndryshimet në legjislacionin e BE dhe Shqiptar;
  • Informimi i përditshëm me të rejat e websitet të BE EULEX;
  • Koordinimin e legjislacionit të ri me atë ekzistues;
  • Asistimi i Drejtorive në krijimin e proçedurave në zbatim të legjislacionit të B.E dhe atij Shqipëtar.
  • Kordinimi i aktiviteteve për harmonizim proçedurash;
  • Të disponojë të gjithë dokumentacionin relevant lidhur me procesin e akreditimit.
  • Të koordinojë punën për procesin e akreditimit.
  • Të informohet nga stafi i AZHBR-së në lidhje me ndryshimet në paketën e dokumentave si dhe mbi të gjitha aktivitetet përgatitore për akreditimin e institucionit.