Masa 9: MBËSHTETJE ME NAFTË PËR KRYERJEN E PUNIMEVE TË MEKANIZUARA NË BUJQËSI
Mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi.
1.1. KRITERET DHE NORMATIVAT E PËRFITIMIT
- Subjekte përfituese nga skema mbështetëse për naftën për bujqësinë janë ato subjekte, të cilat për aktivitetin e tyre bujqësor kryejnë punime të mekanizuara në kulturat bujqësore.
- Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikimi quhet i vlefshëm vetëm nëse të gjithë anëtarët e grupit kanë NIPT me status aktiv.
- Çdo subjekt përfitues, duhet të provojë se ka tokë bujqësore në pronësi apo përdorim, sipas përcaktimeve dhe dokumentacionit të kërkuar në këtë udhëzim.
- Aplikanti vetëdeklaron kulturat bujqësore të mbjella ose që parashikon të mbjellë, sipas përcaktimeve të formularit të aplikimit on line.
- Për të gjitha llojet e subjekteve përfituese (fermer individual/grup fermerësh), madhësia minimale e sipërfaqes së deklaruar për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore, duhet të jetë jo më pak se 1 (një) ha, e përbërë nga parcela/ngastra me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha.
- Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë marrëveshje dakordësie, e cila ngarkohet në sistem. Në marrëveshje përcaktohet:
i. Sipërfaqja totale dhe e mbjellë/që do mbillet për çdo anëtar dhe si grup, si dhe përfaqësuesi i grupit/subjektit që bën aplikimin;
ii. Sipërfaqja e tokës për të cilën aplikohet të jetë e mbjellë/të mbillet me të njëjtën kulturë bujqësore, është kusht përfitimi për grupin.
7. Marrëveshja tip e dakordësisë/bashkimit të anëtarëve të grup fermerëve jepet në Aneksin 2 (M 8).
Përfaqësuesi i grupit që bën aplikimin, lajmërohet nëpërmjet Sistemit të Menaxhimit të Informacionit për statusin e aplikimit për të gjithë anëtarët e grupit.
8. Normativat e konsumit të naftës për punimet e mekanizuara, sasia e naftës dhe vlera në lekë që përfitohet nga çdo subjekt përfitues, sipas kulturave bujqësore/grup-kulturave, paraqiten në Aneksin 7, bashkëlidhur këtij udhëzimi.
9. Përfitimi në vlerë, për sipërfaqen që kultivohet është, si më poshtë vijon:
i. deri në 100% të vlerës, për fermerët/aplikantët me sipërfaqe deri në 10 ha, sipas përllogaritjeve të bëra, referuar Aneksit 7, bashkëlidhur këtij udhëzimi;
ii. Për sipërfaqen mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”, të cilët përfitojnë 100% të vlerës.
10. Përcaktimi i sasisë së naftës për të përllogaritur vlerën në lekë, që përfiton aplikanti është i lidhur me sipërfaqen e kultivuar dhe llojin e kulturës bujqësore sipas vetëdeklarimit. Në rast se këto sipërfaqe nuk janë të kultivuara apo nuk kultivohen sipas vetëdeklarimit, subjekti përfitues duhet të kthejë mbrapsht vlerën përkatëse, në të kundërt, përbën element penalizues në momentin e verifikimit.
Kujdes!
- Çdo subjekt që plotëson kriteret e përcaktuara në këtë udhëzim, duhet të bëjë aplikimin online, duke plotësuar të dhënat nëpërmjet vetëdeklarimit dhe duke ngarkuar në sistem dokumentacionin e kërkuar.
- Formulari i aplikimit online nëpërmjet e-Albania plotësohet nga aplikanti mbi bazë vetëdeklarimi, në lidhje me:
i. parcelat që kultivohen gjatë vitit (mbjelljet e para);
ii. kulturat e mbjella apo që do të mbillen në ato parcela gjatë vitit (mbjelljet e para).
3. Gjatë aplikimit online, çdo dokument i kërkuar, sipas këtij udhëzimi, do të skanohet dhe ngarkohet në mënyrë elektronike nga aplikuesi, me përjashtim të dokumentit/dokumenteve që ofrohen automatikisht nga portali e-Albania).
4. Dokumentacioni i kërkuar për t’u ngarkuar online, sipas këtij udhëzimi, duhet të jetë në origjinal ose i noterizuar, si dhe të jetë në gjuhën shqipe ose në rast se është në gjuhë të huaj, të jetë i përkthyer nga një përkthyes i autorizuar dhe i vërtetuar nga noteri.
5. Dokumentacioni i pronësisë së tokës (certifikata) i ngarkuar në sistem do të konsiderohet i vlefshëm nëse gjatë kontrollit administrativ konfirmohet nga ASHK-ja.
6. Në rastin kur në sistem ngarkohet AMPT do të konsiderohet e vlefshme nëse gjatë kontrollit administrativ konfirmohet nga ASHK-ja ose njësitë e vetëqeverisjes vendore (NJVV).
7. Të vlefshme konsiderohen edhe konfirmimet për dokumentacionin te pronësisë (certifikatë ose AMTP), të bëra në aplikimet për naftën për bujqësinë në vitin 2021, 2022 dhe/ose 2023.
8. Dokumentacioni që duhet të ngarkohet në sistem është në varësi të statusit të pronësisë apo përdorimit të tokës bujqësore për të cilën aplikohet dhe statusit të regjistrimit të saj në ASHK. Në mënyrë të përmbledhur, dokumentacioni i kërkuar sipas skenarëve të ndryshëm, është si më poshtë:
9. Kontratat e vlefshme të qiramarrjes, të cilat duhet të përfshijnë edhe vitin 2024, të lidhura me ish-drejtoritë e bujqësisë, MBZHR-ja ose komunat/bashkitë, kanë të njëjtën vlerë me ato të bëra pranë noterit publik.
10. Marrëveshje dakordësie kërkohet edhe në rastet kur aplikanti është njëri prej bashkëpronarëve sipas AMTP/certifikatës së pronësisë së tokës bujqësore. Modeli tip i marrëveshjes së dakordësisë jepet në Aneksin 8, bashkëlidhur këtij udhëzimi.
11. Kur certifikata e pronësisë së tokës bujqësore është në pronësi të personit/ve të ndryshëm nga aplikanti, kërkohet kontratë qiraje/huapërdorjeje, pavarësisht se aplikanti mund të jetë anëtar i të njëjtës familje, por nuk është një prej bashkëpronarëve në dokumentin e pronësisë.
12. Nëse akti i marrjes së tokës në pronësi (AMTP), i ngarkuar në sistem nga aplikuesi, nuk konfirmohet nga ASHK, AZHBR-ja kërkon konfirmim zyrtar të këtij dokumenti me sipërfaqen totale dhe sipërfaqen e parcelave nga njësia administrative/bashkia përkatëse. Përgjigjia pozitive/negative ngarkohet në sistem.
13. Do të konsiderohen të vlefshme edhe kontratat e qiramarrjes/huapërdorjes/dokument të ligjshëm të firmosur nga palët. Në rast se kontrata ose dokumenti janë të panoterizuara duhet të jetë i konfirmuar nga njësia administrative dhe të përfshijë dokument identifikimi të palëve. Ato përmbajnë sipërfaqen totale dhe të parcelave të tokës bujqësore objekt qiramarrjeje/ huapërdorje, si dhe vendndodhjen e secilës parcelë. Kontrata/dokumenti përfshin edhe të drejtën e përdorimit të tokës për vitin 2024.
Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.