Masa 9: PER RINOVIMIN E ANIJES SE PESHKIMIT
Për rinovimin infrastrukturës së anijes së peshkimit. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të blerjes, por jo më shumë se 7 250 000 (shtatë milion e dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë për anije peshkimi të pajisur me leje të vlefshme peshkimi tregtar dhe jo më shumë se 20 milion lekë për subjekt.
Përfitues të mundshëm: persona fizik ose juridik;
- të jenë pronarë të anijeve të peshkimit tregtar;
- anija e peshkimit, duhet të jetë e regjistruar në regjistrin e mjeteve lundrues të Shqipërisë;
- të jetë person fizik apo juridik shqiptar, i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe të paktën 51% e kapitalit të anijes me flamur shqiptar ose shoqërisë tregtare me aktivitet peshkimin tregtar të zotërohet nga shtetas shqiptar;
- anija e peshkimit, për të cilën aplikohet për të marrë mbështetje financiare, duhet të ketë leje të vlefshme peshkimi tregtar;
- anija e peshkimit duhet të ketë kryer veprimtarinë e peshkimit në det për të paktën 60 ditë gjatë dy viteve të fundit nga nga data e hapjes së aplikimit ose duhet të vërtetojë që ka qenë në kantier gjatë kësaj periudhe.;
- fuqia motorike e motorit kryesor që do të blihet do të jetë më e vogël ose e barabartë me fuqinë e motorit të anijes së peshkimit me leje të vlefshme peshkimi. Për anijet e peshkimit të pajisura me leje të vlefshme për peshkimin fundor, fuqia motorike nuk mund të jetë më e vogël se 224 KW dhe më e madhe se 746 KW;
- aplikuesi nuk duhet të jetë debitor ndaj AZHBR apo MBZHR;
anija e peshkimit që ka përfituar mbështetje për blerjen e motorit kryesor nga projekti IPA 2016 “SUPPORT TO FISHERY SECTOR Ref. No. EuropeAid / 155184 / DD / ACT/AL, Contract No. 2018/399/301” nuk mund të përfitojë mbështetje për të njëjtin zë investimi.
Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.