info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 5: MBËSHTETJE PËR KULTIVIMIN E BIMËVE MJEKËSORE E AROMATIKE

Pagesë për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike në vlerën deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë/ha, për fermer/aplikant me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha. Për sipërfaqen mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”.

1.1. Kriteret specifike për masën

Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, grup fermerësh, SHBB, person fizik ose juridik.

  1. Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv; në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikimi quhet i vlefshëm vetëm nëse të gjithë anëtarët e grupit kanë NIPT me status aktiv.
  2. Aplikantë të kësaj mase janë fermerë që kultivojnë bimë mjekësore e aromatike.
  3. Aplikanti (fermeri individual/grupi i fermerëve) të ketë jo më pak se 1 (një) ha sipërfaqe të mbjellë me bimë mjekësore e aromatike.
  4. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë marrëveshje dakordësie/bashkimi të anëtarëve të grupit të fermerëve, e cila ngarkohet në sistem në momentin e aplikimit. Në marrëveshje përcaktohet sipërfaqja totale dhe e mbjellë/që do mbillet për çdo anëtar dhe si grup, si dhe përfaqësuesi i grupit/subjektit që bën aplikimin.
  5. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë kontratë për shitjen e bimëve mjekësore e aromatike, midis grupit të fermerëve dhe një subjekti të licencuar grumbullues/përpunues të bimëve mjekësore e aromatike. Kontrata parashikon që sasia e bimëve mjekësore e aromatike të shitura të jetë jo më pak se 30% të prodhimit që realizon grupi (bazuar ne rendimentin mesatar në shkallë qarku me referencë të dhënat e INSAT). Cdo anëtar i grupit të dorëzojë në AZHBR jo më pak se një faturë/autofaturë shitje të bimëve mjekësore e aromatike. Sasia e bimëve mjekësore e aromatike e pasqyruar në të gjithë faturat e dorëzuara, nga grupi i fermerëve të jetë jo më pak se 30% të prodhimit vjetor.
  6. Aplikanti të ketë planvendosjen e parcelës/ave me të dhënat kryesore.
  7. Toka të jetë në pronësi të aplikantit dhe/ose me qira jo më pak se një vit, përfshirë edhe vitin e aplikimit.
  8. Të ketë faturë për blerjen e materialit mbjellës të certifikuar (për mbjelljet e vitit 2024).
  9. Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR.

1.2. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve

  1. Planvendosja e parcelës/ave të mbjella, sipas Aneksit 5;
  2. Dokumentacioni i pronësisë së tokës apo marrjes me qira

Pronësia mbi tokën bujqësore, vërtetohet me një nga dokumentet e mëposhtme:

– Certifikatë pronësie, e shoqëruar me hartën treguese dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme;

– Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), sipas legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, bashkëlidhur me fragmentin e hartës kadastrale, të vërtetuar nga DAMT ose Njësia Administrative ku ndodhet ngastra.

Në të dy rastet, kur aplikuesi është një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe pronësia i takon familjes bujqësore, është e nevojshme dakordësia e bashkëpronarëve të familjes bujqësore.

Kur aplikuesi merr tokë me qira:

– Kontratë qiraje me akt noterial ose një dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve. Afati i qiradhënies të jetë jo më pak se një vit, përfshirë edhe vitin e aplikimit;

3. Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.

Në rastin e aplikimit si grup fermerësh:

  1. Marrëveshja e dakordësisë/bashkimit të anëtarëve të grup fermerëve, e nëshkruar sipas marrëveshjes tip në Aneksin 2 (M5), siç është ngarkuar në sistem në momentin e aplikimit;
  2. Kontrata për shitjen e bimëve mjekësore e aromatike, midis grupit të fermerëve dhe një subjekti të licencuar grumbullues/përpunues të bimëve mjekësore e aromatike sipas Aneksit 3.

Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin, përfshirë edhe atë të specifikuar në listën e të kualifikuarve, pranë Agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së, brenda 20 ditë kalendarike pas publikimit të saj.

1.3. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit në terren

  1. Faturë për blerjen e materialit mbjellës;
  2. Fatura të shitjes së prodhimit të bimëve mjekësore e aromatike për secilin nga anëtarët e grupit në rastin e aplikimeve si grup fermerësh.
  3. Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit, nëse nuk është dorëzuar më parë.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 27.03.2024 DERI MË 19.04.2024

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*