Masa 8: BLERJA E ANIJEVE TE PESHKIMIT TREGTAR PROFESIONAL
Për blerjen e anijeve të peshkimit tregtar profesional, që zëvendësojnë anijet ekzistuese. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të blerjes, por jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milion) lekë për subjekt peshkimi në rastet e parashikuara nga germat a) dhe b) e pikës 11, të nenit 30 të ligjit 64/2012 “Për peshkimin” të ndryshuar.
Përfitues të mundshëm: persona fizik ose juridik;
- të jenë pronarë të anijeve të peshkimit tregtar profesional;
- anija e peshkimit, duhet të jetë e regjistruar në regjistrin e mjeteve lundruese të Shqipërisë;
- të jetë person fizik apo juridik shqiptar, i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe të paktën 51% e kapitalit të anijes me flamur shqiptar ose shoqërisë tregtare me aktivitet peshkimin tregtar të zotërohet nga shtetas shqiptar;
- anija e peshkimit, për të cilën aplikohet për të marrë mbështetje financiare, duhet të ketë leje të vlefshme peshkimi, që mundëson kryerjen e veprimtarisë së peshkimit profesional;
- anija e peshkimit duhet të ketë kryer veprimtarinë e peshkimit në det për të paktën 60 ditë gjatë dy viteve të fundit nga data e hapjes së aplikimit ose duhet të vërtetojë që ka qenë ne kantier gjatë kësaj periudhe.
- anija që do të blihet të jetë me tonazh dhe fuqi motorike më të vogël ose të barabartë me anijen e peshkimit me leje të vlefshme peshkimi, e cila do të zëvendësohet;
- anija e pajisur me leje të vlefshme peshkimi, është mbytur dhe kërkohet zëvendësimi i saj nga pronari ose trashëgimtarët e tij;
- aplikuesi nuk duhet të jetë debitor ndaj AZHBR apo MBZHR.
- aplikanti nuk ka përfituar nga projekti IPA 2016 “SUPPORT TO FISHERY SECTOR Ref. No. EuropeAid / 155184 / DD / ACT/AL, Contract No. 2018/399/301”, për të njëjtin objekt investimi.
- anija zëvendësuese e një anije peshkimit me leje të vlefshme për peshkim fundor, në të gjitha rastet fuqinë motorike nuk mund ta ketë më të vogël se 224 KW dhe më të madhe se 746 KW.
Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.