info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 4: MBËSHTETJE PËR FERMAT ORGANIKE

Fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë, 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, vitin e tretë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) për fermë të certifikuar.

Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, grup fermerësh, SHBB, person fizik ose juridik;

  1. Përfitojnë të gjithë aplikuesit që janë në sistem/skeme certifikimi, në kalim (viti parë, viti i dytë dhe ose viti i tretë) ose në certifikim, me kusht që sipërfaqja e mbjellë që certifikohet të mos jetë më e vogël se 0.5 ha
  2. Toka të jetë në pronësi të aplikuesit, në përdorim ose me qira për të paktën 5 vjet, përfshirë edhe vitin e aplikimit.
  3. Dakordësia e anëtarëve kur aplikimi bëhet si grup.

Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 25.02.2022 DERI MË 25.03.2022