Masa 2 - Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar (të imëtat)
Pagesa në vlerën deri në 1 200 (njëmijë e dyqind) lekë/krerë për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi. Për pjesën mbi 300 (treqind) krerë masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”.

1.1. Kriteret specifike për masën
Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, grup fermerësh, SHBB, person fizik ose juridik.
- Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
- Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.
- Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikimi quhet i vlefshëm vetëm nëse të gjithë anëtarët e grupit kanë NIPT me status aktiv.
- Aplikanti (fermer individual/grup fermerësh), duhet të ketë në tufën bazë jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, të matrikulluara.
- Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë marrëveshje dakordësie/bashkimi të anëtarëve të grupit të fermerëve, e cila ngarkohet në sistem në momentin e aplikimit. Në marrëveshje përcaktohet numri total i krerëve për çdo anëtar dhe si grup, si dhe përfaqësuesi i grupit/subjektit që bën aplikimin.
- Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë kontratë për shitjen e qumështit, midis grupit të fermerëve dhe një subjekti të licencuar grumbullues/përpunues të qumështit;
Kontrata parashikon që sasia e qumështit të shitur të jetë jo më pak se 30% të prodhimit që realizon grupi (bazuar ne rendimentin mesatar në shkallë qarku, me referencë të dhënat e INSAT). Çdo anëtar i grupit të dorëzojë në AZHBR jo më pak se një faturë/autofaturë shitje të qumështit. Sasia e qumështit e pasqyruar në të gjithë faturat e dorëzuara, nga grupi i fermerëve të jetë jo më pak se 30% të prodhimit vjetor. - Kafshët e tufës bazë duhet të jenë të regjistruara në sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve- RUDA.
- Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR
1.2. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e përfituesve
- Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.
Në rastin e aplikimit si grup fermerësh:
2. Marrëveshja e dakordësisë/bashkimit të anëtarëve të grup fermerëve, e nëshkruar sipas marrëveshjes tip në Aneksin 2 (M 1-3). Marrëveshja dorëzohet fizikisht në rast se nuk është ngarkuar në sistem.
3. Kontrata për shitjen e qumështit, midis grupit të fermerëve dhe një subjekti të licencuar grumbullues/përpunues të qumështit, sipas Aneksit 3. Kontrata dorëzohet fizikisht në rast se nuk është ngarkuar në sistem.
Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin, përfshirë edhe atë të specifikuar në listën e përfituesve, pranë Agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së, brenda 30 ditë kalendarike pas publikimit të saj.
1.3. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit
- a. Fatura/autofatura të shitjes së qumështit për secilin nga anëtarët e grupit.