info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 2: NDERTIMI I SERRAVE DIELLORE

Për ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve me sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 5 (pesë) ha për subjekt, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 13 000 000 (trembëdhjetë) milion lekë për ha;

Përfituesit e mundshëm: Fermerë individualë, SHBB, persona fizik/juridik;

  1. Personat fizikë/juridikë të jenë të regjistruar për ushtrimin e veprimtarisë së pranueshme për të cilën aplikojnë;
  2. Toka të jetë në pronësi të aplikuesit dhe/ose me qira për të paktën 5 vjet, duke filluar nga viti i aplikimit;
  3. Të ketë plan biznesin e detajuar për 5 vjet, sipas modelit standard, të përcaktuar në Aneksin 6 dhe 6.1, bashkëngjitur këtij udhëzimi:
  • NPV, duhet të dalë >=0.
  • IRR duhet të dalë >= Norma e Skontimit.
  1. Aplikanti të ketë planin e vendosjes dhe specifikimet teknike për ndërtimin e serrave, sipas Aneksit 7;
  2. Leje ndërtimi nëse serra është me themele të vazhduara dhe deklaratë paraprake për kryerje punimesh për serrat e tipeve të tjera;
  3. Aplikuesi duhet të ketë përmbushur detyrimet tatimore, lëshuar nga zyra e tatim- taksave për personat fizikë dhe juridikë;
  4. Aplikuesi nuk duhet të jetë në ndjekje penale për mashtrim, korrupsion apo për çdo lloj veprimtarie tjetër të paligjshme;
  5. Aplikuesit nuk duhet të jenë debitor ndaj AZHBR dhe/ose MBZHR;
  6. Aplikuesi nuk duhet të jetë debitor me status më të ulët se 4 ndaj institucioneve financiare;

Investimi nuk duhet të fillojë para lidhjes së kontratës.

Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 25.02.2022 DERI MË 25.03.2022