info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Gosnisht shpk

Investimi që do të kryhet është ngritja e 5.3 hektarë vresht në tokat e marra me qira për 35 vjet nga Bashkia Përmet. Vreshtat do të ngrihen sipas teknologjisë moderne dhe studimeve të kryera nga shoqëria si në përzgjedhjen e kultivarëve, ashtu dhe në rritjen në maksimum të proceseve të mekanizimit të punes, në sistemin mbështetes, rrethues, vaditjes me pika, antibreshër, krasitjes me mjete moderne, etj. Produkti final do të jete rrush i një cilesie shumë të larte me përqindje të lartë sheqeri dhe aciditet brenda normave të lejuara. Ky produkt do të shërbeje si lëndë e parë për prodhimin e produkteve në kantinën e verës dhe në fabrikën e produkteve tradicionale të zonës, si lëng rrushi, rehani, pekmez, etj.

Të dhëna rreth investimit

Investitori: Gosnisht shpk
Masa: 1. "Investimet në asete fizike të fermave bujqësore"
Sektori: M1 - Vineyard
Vendndodhja: Fshati Gosnisht, Permet, Gjirokaster
Vlera e investimit: 221,709.44 Euro
Perqindja e mbeshtetjes: 70%
Vlera e Grantit: 157,107.48 Euro