DAJF GROUP SHPK
Shoqëria “DAJF GROUP” SHPK parashikon të sjellë një projekt mjaft inovativ dhe konkurrues. Ai ështe një pasqyrim i qartë i aspiratave disavjecare të kesaj shoqërie, në përpjekje për të realizuar një investim sa më të suksesshem dhe afatgjatë si dhe për të përmirësuar prodhimin bujqësor.
Shoqëria do të synojë që kulturat e caktuara të rriten gjatë gjithë vitit pavarësisht kushteve klimaterike.
Struktura metalike e plote e serës do të jetë me një siperfaqe prej 0.7650 Ha me hapje ne ulluk, me kolona anësore dhe qëndrore, me tuba 60x60x2, prej 5.00 ml, me lartësi nga toka deri në ulluk 4.00 ml, me kolona dhe rreshta qëndrore, të pozicionuara në formë rombi, të përshtatura për mbulimin me film të vetëm plastik, me ulluqe qëndrore dhe anësore+mbështetës anësor të jashtëm diagonalisht.
Në përputhje me objektivat e saj, Shoqëria ” “DAJF GROUP” SHPK është pozicionuar mirë për t’u bërë një nga prodhuesit kryesor në treg si dhe planifikon të zhvillojë një projekt tepër ambicioz në fushën e bujqësisë në Shqipëri. Projekti që shoqëria synon të implementojë, përmban investimin e një shume prej afërsisht 22,241,840 Lekë (EUR 175,950), lidhur me blerjen e një serre moderne për prodhimin e produkteve bujqësore, pra në ambjente të mbrojtura, ndërtimi i të cilave do të bëhet i mundur nga ekspertë të shoqërisë së mirënjohur italiane “Lavorazioni Metalliche Caissutti Srl” (në vijim edhe “Caissutti Srl”.
Në këtë siperfaqe prej 7650 m2 do të investohet në serra moderne me parametra të larta teknike, ku do të zbatohet një teknologji bashkëkohore për garantimin e prodhimit dhe sigurimin e cilësisë së produktit. Në këto serra parashikohet të mbillet si fillim kultura e kastravecit, por në të ardhmen do të mund te kultivohen edhe produkte të tjera. Në siperfaqen totale prej më shumë se 1 Ha toke, një pjesë do të përdoret për ndërtimin e infrastruktures së nevojshme të tilla si: rrugë të brëndshme për kultivimin dhe vjeljen, transportin e prodhimit, mjediset e administratës, kabina elektrike, kanale kullues dhe vaditës etj.
Të dhëna rreth investimit
Investitori: | DAJF GROUP SHPK |
Masa: | 1. "Investimet në asete fizike të fermave bujqësore" |
Sektori: | M1 - Fruit and vegetables |
Vendndodhja: | Lushnje, Lushnje, Fier |
Vlera e investimit: | 173,967.08 Euro |
Perqindja e mbeshtetjes: | 65% |
Vlera e Grantit: | 73,333.50 Euro |