- Kreu
- Rreth Nesh
- Programet e mbështetjes
- ONLINE MARKET
- Aksesi në Financë
- Kontakt
- Media
- Transparenca
- Ankimimi
- IPARD
- Harta
Drejtoria e Bazës së të Dhënave dhe Studimit të Tregut
Garanton zbatimin e politikave integruese evropiane me programe të zhvillimit bujqësor dhe rural, me qëllim realizimin e objektivave strategjike për arritjen e standardeve kombëtare në mbështetje të financimit të përfituesve potencialë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për bujqësinë dhe zhvillimin rural, përmes administrimit të fondeve të buxhetit të shtetit dhe të donatorëve të huaj.
1. Siguron monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të procedurave të përcaktuara për studimin e tregut, përcaktimin e çmimeve të referencës për investimet në Programin IPARD, regjistrimin e tyre në databazë dhe monitorimin e mirëmbajtjes së Sistemit të RPDB.
2. Identifikon risqet që lidhen me punën e drejtorisë dhe krijon sistemin e kontrollit të brendshëm për kryerjen e punës me efektivitet. Ofron këshillim për nëpunësit që të kryejnë detyrat në përputhje me përshkrimin e punës, duke siguruar disiplinën në punë.
3. Siguron që stafi i drejtorisë ka informacionin, trajnimet e duhura dhe aksesin për t’u këshilluar për çështje të ndryshme, si dhe përcakton nevojat për trajnim dhe zhvillim profesional të tyre.
4. Ofron shërbim si anëtar i ekipit të menaxhimit të AZHBR-së për të siguruar koordinimin dhe bashkëpunimin me drejtoritë e tjera brenda institucionit.
Drejtoria e Bazës së të Dhënave dhe Studimit të Tregut përbëhet nga 1 (një) drejtor dhe 2 (dy) sektorë:
1. Sektori i Regjistrave dhe Statistikave
2. Sektori i Studimit të Tregut
Sektori i Rregjistrave dhe Statistikave
Ky sektor është i përbërë nga 4 (katër) inspektorë dhe 1 (një) përgjegjës (1+4), i cili kontrollon zbatimin e procedurave për kërkimin e tregut, përgatitjen e “Specifikimeve teknike” si dhe kontribuon në përgatitjen e ndryshimeve të mundshme në manualin e procedurave të Drejtorisë.
Sektori i Studimit të Tregut
Ky sektor është i përbërë nga 2 (dy) inspektorë dhe 1 (një) përgjegjës (1+2), i cili kontrollon zbatimin e procedurave për regjistrimin, ruajtjen dhe përditësimin në Sistemin e RPDB, si dhe kontribuon në përgatitjen e ndryshimeve të mundshme në manualin e procedurave të Drejtorisë.