info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 5: MBËSHTETJE PËR FERMAT ORGANIKE

Fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë, 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, vitin e tretë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) lekë për fermë të certifikuar.

1.1. Kritere specifike për masën

Përfitues të mundshëm: Fermerë individual,  SHBB, person fizik ose juridik.

  1. Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv; në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikimi quhet i vlefshëm vetëm nëse të gjithë anëtarët e grupit kanë NIPT në status aktiv;
  2. Përfitojnë të gjithë aplikuesit që janë në sistem/skemë certifikimi, në kalim (viti parë, viti i dytë dhe ose viti i tretë) ose të certifikuar organik, me kusht që sipërfaqja e mbjellë që certifikohet të mos jetë më e vogël se 0.5 ha;
  3. Toka të jetë në pronësi të aplikuesit, në përdorim ose me qira për të paktën 5 vjet, përfshirë edhe vitin e aplikimit;
  4. Dakordësia e anëtarëve kur aplikimi bëhet si grup.

1.2. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve

  1. Kontrata e lidhur nga aplikuesi me një trupë kontrolli të miratuar në MBZHR për specien/speciet dhe sipërfaqen e kultivuar;
  2. Dokumenti i dakortësisë së anëtarëve të grup fermerëve për aplikimin;
  3. Dokumentacionin e pronësisë së tokës apo marrjes me qira

Pronësia mbi tokën bujqësore, vërtetohet me një nga dokumentet e mëposhtme:

– certifikatë pronësie, e shoqëruar me hartën treguese dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme;

– Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), sipas legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, bashkëlidhur me fragmentin e hartës kadastrale, të vërtetuar nga DAMT ose Njësia Administrative ku ndodhet ngastra.

Në të dy rastet, kur aplikuesi është një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe pronësia i takon familjes bujqësore, është e nevojshme dakordësia e bashkëpronarëve të familjes bujqësore.

Kur aplikuesi merr tokë me qira:

– Kontratë qiraje me akt noterial ose një dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve. Afati i qiradhënies të jetë jo më pak se pesë vjet duke përfshirë edhe vitin e aplikimit.

4. Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.

Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin, e specifikuar në listën e të kualifikuarve, , brenda 20 ditë kalendarike pas publikimit të kësaj liste.

1.3. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit

  1. Dokumentet e certifikimit (certifikatë për statusin e certifikimit dhe anekset e certifikatës ku tregohet kultura e certifikuar) lëshuar nga një trupë kontrolli e miratuar nga MBZHR:
  2. Faturë tatimore e fiskalizuar e trupës certifikuese/ose invoice kur nuk është kompani shqiptare;
  3. Transfertë e bankës të subjektit që është certifikuar me vlerën e shërbimit;
  4. Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit, nëse nuk është dorëzuar më parë.

Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, mund t’i dorëzojë pranë Agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së fizikisht ose me postë. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem.

Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 27.03.2024 DERI MË 19.04.2024

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds