Masa 1: MBËSHTETJE PËR FARA/FIDANË DHE IMPUTE TË TJERA
Mbështetje për fara/fidanë dhe impute të tjera me 200 000 (dyqind mijë) lekë për ha për sezon dhe jo për më shumë se 2 sezone, për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike për fermerë individual ose grup fermerësh, me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë për aplikant;
Përfituesit e mundshëm: Fermerë individual, grup fermerësh, SHBB, person fizik ose juridik.
Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv.
- Aplikantë të kësaj mase janë fermerë që kultivojnë perime, rrush për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike;
Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë marrëveshje dakortësie, e cila ngarkohet në sistem.
- Aplikanti të ketë planvendosjen e serrës/serrave dhe/ose tuneleve me të dhënat kryesore;
- Toka të jetë në pronësi të aplikantit dhe/ose me qira jo më pak se një vit, përfshirë edhe vitin e aplikimit.
- Të ketë faturë për blerjen e materialit mbjellës të kulturave perimore. Faturat e blerjes së fidanëve duhet të përputhen me periudhën e realizimit të mbjelljeve.
- Për rrushin e tavolinës dhe luleshtrydhen të ketë faturë për blerjen e plehrave ose pesticideve.
Aplikanti brenda vijës së financimit në listën e të kualifikuarve dorëzon dokumentacionin e specifikuar brenda 15 ditë kalendarike pas publikimit të kësaj liste.
Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.