Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) për ndërtimin dhe zhvillimin e Sistemit të Identifikimit të Parcelave të Tokës (LPIS). Marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimin efektiv të të dhënave gjeohapësinore, përfshirë ortofoto, imazhe satelitore dhe shtresa referuese, në përputhje me standardet kombëtare dhe kërkesat e Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së.
Bashkëpunimi përfshin:
▪️ ndërtimin e shtresave referuese të LPIS;
▪️ përdorimin e Geoportalit Kombëtar për shkëmbimin e të dhënave;
▪️ zhvillimin e kapaciteteve teknike;
▪️ mbështetjen e fazës pilot të LPIS në Berat dhe zgjerimin e sistemit në të gjithë vendin.
Kjo marrëveshje shënon një hap konkret drejt modernizimit dhe digjitalizimit të administrimit të skemave në bujqësi.
.


