info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Përmbyllet turi i takimeve informuese për Skemën Kombëtare 2026

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) përmbylli turin e takimeve informuese në terren për Skemën Kombëtare 2026 me takimet e zhvilluara në qarqet e Elbasanit dhe Kukësit, si dhe me takimin përmbyllës në Tiranë.
Në total, 20 takime të organizuara në të gjithë vendin, ku fermerwt patwn mundësinë për t’u informuar drejtpërdrejt mbi masat mbështetëse të skemës, kriteret e përfitimit dhe procedurat e aplikimit, si dhe për të marrë përgjigje për çdo paqartësi që lidhet me procesin.
Aplikimet për masat direkte kryhen përmes portalit e-Albania, ndërsa aplikimet për masat e investimeve dorëzohen me dosje fizike pranë zyrave qëndrore të AZHBR-së.
Për informacion dhe asistencë, fermerët mund të drejtohen pranë Agropikave në të gjithë vendin, në zyrat e Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB), ose të kontaktojnë në numrin e gjelbër 0800 83 83.
Aplikimet për Skemën Kombëtare 2026 janë të hapura deri më 26 qershor 2026.