info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Çelen aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural njofton çeljen e aplikimeve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026.

Skema Kombëtare e Mbështetjes përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimesh, me fokus zhvillimin, modernizimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së fermave bujqësore.

Masat direkte të mbështetjes:

  • Tufa bazë e matrikulluar e gjedhit
  • Tufa bazë e matrikulluar e të imtave
  • Bletaria
  • Dosa dhe paradosa
  • Kontrolli biologjik në serra
  • Fermat organike
  • Certifikimi Global G.A.P.
  • Mbështetja për sipërfaqet e mbjella
  • Ripopullimi në akuakulturë përmes blerjes së rasateve të peshkut.

Masat e investimeve:

  • Mbështetje për fermerët e rinj
  • Ndërtim dhe rikonstruksion stanesh
  • Mekanizimi i bujqësisë.

Përfitues të Skemës Kombëtare 2026 janë: Fermerë individualë, persona fizikë dhe juridikë dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor.

Për më shumë informacion, drejtohuni pranë Agropikave, Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor ose të kontaktoni në numrin e gjelbër: 0800 83 83.

Aplikimi kryhet online përmes portalit e-Albania, deri më 26 qershor 2026!

.

 

 

 

 

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds