info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Fermerët e Fierit, Lushnjës dhe Divjakës informohen mbi masat mbështetëse të Skemës Kombëtare 2026

Takimet informuese në terren për Skemën Kombëtare 2026 vijuan në Fier, Lushnjë dhe Divjakë, ku stafi teknik i AZHBR-së u takua me fermerë dhe përfaqësues të sektorit bujqësor.
Gjatë takimeve u prezantuan procedurat dhe kriteret e aplikimit, si dhe dokumentacioni i nevojshëm për përfitimin nga masat mbështetëse të skemës. Specialistët e AZHBR-së iu përgjigjën pyetjeve të fermerëve dhe ofruan orientim praktik për procesin e aplikimit.
Skema Kombëtare 2026 përfshin 9 masa mbështetëse direkte dhe 3 masa investimesh, të projektuara për të ulur kostot e prodhimit, për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të fermave në të gjithë vendin.
Aplikimet janë të hapura deri më 26 qershor 2026.

Shtyhet afati i aplikimeve për Skemën Kombëtare 2026 deri më 6 korrik 2026

Informohen të gjithë fermerët dhe subjektet e interesuara se afati për aplikimet në kuadër të Skemës Kombëtare 2026 është shtyrë deri më 6 korrik 2026.
Ky vendim është marrë për t'u krijuar mundësi të gjithë fermerëve që ende nuk kanë përfunduar procesin e aplikimit, të kenë kohën e nevojshme për të dorëzuar kërkesat e tyre dhe për të përfituar nga mbështetja financiare e ofruar nëpërmjet Skemës Kombëtare.

Ftojmë të gjithë fermerët që nuk kanë aplikuar ende, të shfrytëzojnë këtë afat shtesë dhe të përfundojnë aplikimin e tyre brenda datës 6 korrik 2026.

Për informacion të mëtejshëm mbi kriteret, dokumentacionin dhe procedurat e aplikimit, fermerët mund të drejtohen pranë zyrave rajonale përkatëse ose të konsultojnë kanalet zyrtare të institucionit si dhe në faqen zyrtare www.azhbr.gov.al.

Afati i ri përfundimtar i aplikimeve: 6 korrik 2026, ora 16:30.


This will close in 0 seconds