Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural njofton çeljen e aplikimeve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026.
Skema Kombëtare e Mbështetjes përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimesh, me fokus zhvillimin, modernizimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së fermave bujqësore.
Masat direkte të mbështetjes:
- Tufa bazë e matrikulluar e gjedhit
- Tufa bazë e matrikulluar e të imtave
- Bletaria
- Dosa dhe paradosa
- Kontrolli biologjik në serra
- Fermat organike
- Certifikimi Global G.A.P.
- Mbështetja për sipërfaqet e mbjella
- Ripopullimi në akuakulturë përmes blerjes së rasateve të peshkut.
Masat e investimeve:
- Mbështetje për fermerët e rinj
- Ndërtim dhe rikonstruksion stanesh
- Mekanizimi i bujqësisë.
Përfitues të Skemës Kombëtare 2026 janë: Fermerë individualë, persona fizikë dhe juridikë dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor.
Për më shumë informacion, drejtohuni pranë Agropikave, Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor ose të kontaktoni në numrin e gjelbër: 0800 83 83.
Aplikimi kryhet online përmes portalit e-Albania, deri më 26 qershor 2026!
.

