info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Takime informuese me fermerët në Shkodër dhe Malësi të Madhe për masat mbështetëse 2026

Turi i takimeve në terren vijoi në Shkodër dhe Malësi të Madhe, në bashkëbisedime me fermerët për prezantimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2026.

Sqarime mbi mundësitë e përfitimit nga masat mbështetëse, si edhe mbi kriteret dhe procedurat e aplikimit.

Skema Kombëtare 2026 përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimesh, në mbështetje të fermerëve dhe zhvillimit të aktivitetit bujqësor në vend.





NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds