info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Forcim kapacitetesh përmes shkëmbimit të eksperiencës

Një delegacion teknik nga Grupi i Punës për ngritjen e LPIS/IACS në AZHBR po zhvillon një vizitë studimore pranë Agjencisë së Pagesave të Rajonit të Venetos – AVEPA, në Padova, Itali, për të njohur nga afër zbatimin praktik të Sistemit të Integruar të Administrimit dhe Kontrollit (IACS), si dhe organizimin e një Agjencie Pagese funksionale të Bashkimit Europian.
Vizita synon gjithashtu forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy agjencive dhe krijimin e urave për shkëmbim të mëtejshëm të eksperiencës dhe ekspertizës.
Kjo veprimtari është mundësuar nga projekti EUGoAL, financuar nga Ministria Italiane për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar nëpërmjet Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) dhe menaxhuar nga CIHEAM Bari.
Mësimi nga praktikat më të mira të BE-së është një hap kyç në rrugën e Shqipërisë drejt ngritjes së një IACS funksional dhe përparimit në procesin e integrimit europian.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds