info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Fier, Vlorë | Kredia e Butë me Garanci Sovrane, mundësi konkrete për fermerët dhe agrobizneset

Në Fier dhe Vlorë vijoi fushata e informimit për Kredinë e Butë me Garanci Sovrane, përmes takimeve me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit rural.
Gjatë takimeve u prezantuan mënyrat konkrete të aplikimit dhe përfitimit nga kjo skemë financimi, e cila synon të mbështesë modernizimin e sektorëve kyç si agropërpunimi, mekanizimi bujqësor dhe turizmi rural.
Lehtësitë kryesore të skemës:
– Interes fiks prej 2%
– Garanci sovrane deri në 70% të kolateralit
– Financimi është i aksesueshëm pranë çdo banke të nivelit të dytë.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds