info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Kredia e Butë me Garanci Sovrane | Vijon turi i takimeve me fermerët

Në Gjirokastër vijoi turi i takimeve informuese me fermerë dhe agrobiznese mbi mundësitë që ofron Kredia e Butë me Garanci Sovrane.
Në diskutimet me pjesëmarrësit dhe përfaqësuesit e bankave të nivelit të dytë u prezantuan hapat konkretë të aplikimit dhe përfitimit nga kjo mundësi financimi, e cila mbështet investime në sektorët prioritarë të zhvillimit rural.
Skema ofrohet me kushte lehtësuese:
– Normë interesi fikse 2%
– Garanci sovrane deri në 70% të kolateralit
– Aplikimet vijojnë pranë bankave të nivelit të dytë.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds