info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Takim për avancimin e bashkëpunimit në transformimin digjital të bujqësisë

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural mirëpriti delegacionin e kryesuar nga Cosmas Luckyson Zavazava, Drejtor i Byrosë së Zhvillimit të Telekomunikacionit në ITU (Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit), së bashku me përfaqësues nga agjencitë e specializuara të OKB-së (Organizata e Kombeve të Bashkuara), përfshirë FAO (Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë) dhe ILO (Organizata Ndërkombëtare e Punës).
Vizita u fokusua në partneritetin në kuadër të projektit DART (Digital Agriculture and Rural Transformation), i cili synon mbështetjen e dixhitalizimit të bujqësisë dhe zhvillimin e zonave rurale përmes teknologjisë dhe forcimit të kapaciteteve institucionale.
Gjatë takimit u diskutua progresi i deritanishëm dhe rëndësia e krijimit të sinergjive ndërmjet zhvillimit të sistemit IACS/LPIS dhe projekteve që promovojnë aplikacione digjitale për fermerët, me qëllim rritjen e aksesit në informacion, tregje dhe shërbime, si dhe përmirësimin e transparencës dhe eficiencës në përfitimin e skemave mbështetëse.