info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Berat | Takim informuese me fermerët për Kredinë e Butë me Garanci Sovrane

Në Berat vijuan takimet informuese me fermerë dhe agrobiznese në kuadër të promovimit të Kredisë së Butë me Garanci Sovrane. Në bashkëpunim me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, pjesëmarrësit u njohën me procedurat e aplikimit dhe udhëzimet praktike për të aksesuar këtë instrument financimi.
Skema mbështet investime në sektorë me rëndësi për zhvillimin rural, si bujqësia dhe blegtoria, agropërpunimi, mekanizimi bujqësor, turizmi rural dhe akuakultura detare.
Kredia ofrohet me kushte lehtësuese:
– Normë interesi fikse 2%
– Mbulim kolaterali deri në 70%
– Aplikimet pranë bankave të nivelit të dytë vijojnë në të gjithë vendin.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds