info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Shpëtim Sauqeti, nga Shijaku, prej vitesh i është përkushtuar bujqësisë dhe blegtorisë. Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, ai ka përfituar mekanikë bujqësore për modernizimin e fermës së tij.
Falë traktorëve dhe agregateve bujqësore, puna në fermë është bërë më efikase, proceset janë lehtësuar dhe koha e punës është optimizuar, duke mundësuar uljen e kostove dhe rritjen e rendimentit të prodhimeve #MadeInAlbania.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds