info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

 

Kristina, me energjinë e një vajze tepër dinamike të fton të sodisësh për pak pasionin e saj, të ndërtuar mrekullisht mes natyrës dhe qytetit historik të Gjirokastrës.

Shtëpitë e pushimit, pista e saj e kalërimit së bashku me stallën dhe kuajt janë një ndër atraksionet e veçanta që tërheqin çdo vit rreth 300 turistë.

“Kemi 12 shtëpi pritëse, që janë të vendosur në të gjithë territorin. Vitin e kaluar me turin e Vjosës, 12 ditor, përfshimë një fshat që nuk e kishim parë. Jemi në fazën që ajo që është autentike duhet ruajtur”.

Me mbështetjen e AZHBR, Kristina do të investojë në ngritjen e një piste të re kalërimi.

“Është një investim shumë i nevojshëm për ne. Na jep edhe shpresë më shumë!”

 

Shtyhet afati i aplikimeve për Skemën Kombëtare 2026 deri më 6 korrik 2026

Informohen të gjithë fermerët dhe subjektet e interesuara se afati për aplikimet në kuadër të Skemës Kombëtare 2026 është shtyrë deri më 6 korrik 2026.
Ky vendim është marrë për t'u krijuar mundësi të gjithë fermerëve që ende nuk kanë përfunduar procesin e aplikimit, të kenë kohën e nevojshme për të dorëzuar kërkesat e tyre dhe për të përfituar nga mbështetja financiare e ofruar nëpërmjet Skemës Kombëtare.

Ftojmë të gjithë fermerët që nuk kanë aplikuar ende, të shfrytëzojnë këtë afat shtesë dhe të përfundojnë aplikimin e tyre brenda datës 6 korrik 2026.

Për informacion të mëtejshëm mbi kriteret, dokumentacionin dhe procedurat e aplikimit, fermerët mund të drejtohen pranë zyrave rajonale përkatëse ose të konsultojnë kanalet zyrtare të institucionit si dhe në faqen zyrtare www.azhbr.gov.al.

Afati i ri përfundimtar i aplikimeve: 6 korrik 2026, ora 16:30.


This will close in 0 seconds