Në Llakatund të Vlorës takojmë Qazimin i cili prej 16 vitesh është i angazhuar në bujqësi. Merret me kultivimin e kivit, për të, një frut produktiv dhe fitimprurës. Pas vjeljes këtë sezon bën krasitjet e pemëve dhe na thotë duke qeshur se fermeri është i ngarkuar gjithmonë me punë “Në 12 muaj të vitit, 13 fushata i ka fermeri”