info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Kur Altini nisi ndërtimin e serrave kishte vetëm 800 metër tokë. Por, sot falë punës së tij dhe palodhur së bashku me vëllezërit dhe mbështetjes nga AZHBR, ai ka 1 ha serra të mbjella me perime.

“Jemi angazhuar që në vitin 2000 me prodhimin e serave së bashku me vëllezrit dhe nga 800 metër që kishim në fillim, sot kemi 1 hektar”.

Altini tregon se prodhimi është goxha i frytshëm. Në sezon ai arrin të marrë 10 tonë domate për dynym, 10 ton kastraveca edhe 8 ton spec të kuq, një prodhim të cilin ai e dorëzon i sigurt në pikat e grumbullimit, prej ku nuk mungon kërkesa për eksport.

“Sasinë e produkteve që marr e dorëzoj në pikat e grumbulliit. Eksportohen në shtetet e Europës. Në të ardhmen po mendoj ta zgjeroj që të marr tokat me qira”

Altini është një nga përfituesit e skemës kombëtare të AZHBR dhe si një i ri me pasion në sektorin e bujqësisë, inkurajon të gjithë të rinjtë që të kthejnë sytë nga toka e tyre dhe jo nga emigrimi.

“Nga viti 2017 kam përfituar nga skema kombëtare e AZHBR, nga dorëzimi i prodhimeve dhe zëvendësimi i plastmasit.  Unë e bëj këtë punë se kam pasion dhe marr edhe të ardhura. Ekonomia rritet dhe zhvillohet jo vetëm duke qenë emigrant. E inkurajoj moshën dhe brezin e ri që të angazhohen në bujqësi”

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds