info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Arditi është administrator i kompanisë “Benja 22”, i cili me mbështetjen nga Skema Kombëtare e Investimeve ka ndërtuar një stallë të re moderne për mbarështimin e lopëve, me kapacitet prej 140 krerësh.

Arditi nisi investimin duke përfituar parapagesën prej 30%, një mbështetje e rëndësishme për realizimin në kohë të projektit. Skema Kombëtare e Investimeve është një instrument kyç për nxitjen e investimeve në bujqësi, duke synuar modernizimin e fermave dhe rritjen e produktivitetit në sektorin bujqësor.
Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë e kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer dhe agrobiznes mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolaterali deri në 70%.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds