info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Qatrom, Korçë | Fermeri Asqeri Osmenllari kultivon mollë të varieteteve të ndryshme në një sipërfaqe prej 1 hektari, tashmë të mbrojtura falë investimit në rrjeta antibreshër, në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve.
Kjo mbështetje siguron mbrojtjen e prodhimit nga kushtet e pafavorshme të motit dhe rrit qëndrueshmërinë e prodhimit bujqësor.
Skema Kombëtare e Investimeve
Mbështetje për zhvillimin rural në vend

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds