info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

MBARËSHTIM I BLETARISË

Mbarështim i bletarisë me 1 000 (një mijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje, por jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë) mijë) lekë për subjekt.

BLERJA E ANIJEVE TE PESHKIMIT TREGTAR PROFESIONAL

Për blerjen e anijeve të peshkimit tregtar profesional, që zëvendësojnë anijet ekzistuese.

PER RINOVIMIN E ANIJES SE PESHKIMIT

Për rinovimin infrastrukturës së anijes së peshkimit.

MBËSHTETJE PËR NDËRTIMIN E TREGJEVE TË PRODUKTEVE BUJQËSORE

Mbështetje për ndërtimin e tregjeve të produkteve bujqësore dhe/ose tregjeve të kafshëve të gjalla për shoqëritë aksionare me kapital 100% publik, në vlerën jo më shumë se 30 000 000 (tridhjetë milion) lekë.

MBËSHTETJE PËR AUTOMATIZIMIN DHE DIGJITALIZIMIN E PROCESEVE TË PUNËS

Mbështetje për automatizimin dhe digjitalizimin e proceseve të punës në fermë. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë për subjekt.

MBËSHTETJE ME NAFTË PËR KRYERJEN E PUNIMEVE TË MEKANIZUARA NË BUJQËSI

Mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds