info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 9: PER RINOVIMIN E ANIJES SE PESHKIMIT

Për rinovimin infrastrukturës së anijes së peshkimit. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të blerjes, por jo më shumë se 7 250 000 (shtatë milion e dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë për anije peshkimi të pajisur me leje të vlefshme peshkimi tregtar dhe jo më shumë se 20 milion lekë për subjekt.

Përfitues të mundshëm: persona fizik ose juridik;

  1. të jenë pronarë të anijeve të peshkimit tregtar;
  2. anija e peshkimit, duhet të jetë e regjistruar në regjistrin e mjeteve lundrues të Shqipërisë;
  3. të jetë person fizik apo juridik shqiptar, i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe të paktën 51% e kapitalit të anijes me flamur shqiptar ose shoqërisë tregtare me aktivitet peshkimin tregtar të zotërohet nga shtetas shqiptar;
  4. anija e peshkimit, për të cilën aplikohet për të marrë mbështetje financiare, duhet të ketë leje të vlefshme peshkimi tregtar;
  5. anija e peshkimit duhet të ketë kryer veprimtarinë e peshkimit në det për të paktën 60 ditë gjatë dy viteve të fundit nga nga data e hapjes së aplikimit ose duhet të vërtetojë që ka qenë në kantier gjatë kësaj periudhe.;
  6. fuqia motorike e motorit kryesor që do të blihet do të jetë më e vogël ose e barabartë me fuqinë e motorit të anijes së peshkimit me leje të vlefshme peshkimi. Për anijet e peshkimit të pajisura me leje të vlefshme për peshkimin fundor, fuqia motorike nuk mund të jetë më e vogël se 224 KW dhe më e madhe se 746 KW;
  7. aplikuesi nuk duhet të jetë debitor ndaj AZHBR apo MBZHR;

anija e peshkimit që ka përfituar mbështetje për blerjen e motorit kryesor nga projekti IPA 2016 “SUPPORT TO FISHERY SECTOR Ref. No. EuropeAid / 155184 / DD / ACT/AL, Contract No. 2018/399/301” nuk mund të përfitojë mbështetje për të njëjtin zë investimi.

Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 25.02.2022 DERI MË 25.03.2022

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds