info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 7: MBARËSHTIM I BLETARISË

Mbarështim i bletarisë me 1 000 (një mijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje, por jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë) mijë) lekë për subjekt.

Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, SHBB, person fizik ose juridik.

  1. Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv.
  1. Aplikanti në momentin e verifikimit të ketë jo më shumë se 1 vendndodhje për 50 zgjoje të bletëve, jo më shumë se 2 vendndodhje për 100 koshere dhe jo më shumë se 3 vendndodhje për 150 zgjoje;
  2. Zgjojet e bletëve të jenë të matrikulluara dhe të regjistruara në regjistrin elektronik të AKVMB/drejtorinë rajonale përkatëse;

Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar  në listën e të kualifikuarve brenda 15 ditë kalendarike pas publikimit së vijës së financimit.

Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 25.02.2022 DERI MË 25.03.2022

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds