info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Dibër | Takim me rermerët dhe agrobizneset për Kredinë e Butë me Garanci Sovrane

Në qarkun e Dibrës u mbajt një takim me fermerët dhe përfaqësues të agrobizneseve, ku u trajtuan aspektet kryesore të Skemës së Kredisë së Butë me Garanci Sovrane.
Gjatë diskutimeve me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, u shpjeguan procedurat e aplikimit dhe kushtet lehtësuese të kësaj skeme financimi:

Normë interesi vetëm 2%
70% mbulim kolaterali
Deri në 25 milionë lekë për subjekt

Aplikimet mund të kryhen pranë bankave të nivelit të dytë deri më 20 nëntor 2025.