Në Divjakë, me Jetmirën, në serrë, ku me përkushtim mbjell lakër sallatë, bimë që kultivohet në çdo sezon. Me mbështetjen përmes AZHBR, së bashku me bashkëshortin, prej tre vitesh kanë ndërtuar serrën, dhe marrin frytet e punës. Sot, objektivi i Jetmirës është të mësojë fëmijët ta çojnë përpara këtë aktivitet bujqësor, pasi ky angazhim, me të gjitha sfidat, i mundëson punësim dhe përfitim për familjen.