info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

 

Nga parku i bletëve, ku po lulëzon pranvera, Bukurie Mëhalla, na sjell një histori frymëzimi për punën në fshat. Një grua e angazhuar në familje, por edhe në biznesin e saj të ëmbël, ajo na rrëfen plot pasion për punën, që edhe sot e emocionon. 20 vite me parë, Bukuria kishte vetëm 20 koshere bletësh, të vendosura në një park të vogël afër shtëpisë ku banonte.

“Dita ditës Bleta më mëson diçka të re. Është shumë e lodhshme, por edhe të shplodh”.

Për tregun, Bukuria thotë se është i sigurt.

“Kam klientët e mi. Unë ndërrova lagje dhe kisha merak se mos do i humbisja, por jo”.

Përkujdesi dhe dashuria për mjaltëbërëset bëri që puna të rritej dita ditës. Falë edhe mbështetjes së marrë nga AZHBR, sot Bukuria ka 700 koshere me bletë të ndara në 7 parqe.

“Kam dy vite që kam aplikuar dhe kam marrë mbështetje. Janë ndihmë sepse bleta ka shumë harxhime. Jam shumë e kënaqur me këtë arritje që kam”.

Gruaja nga fshati Godolesh i Elbasanit thotë se bletët dëshiron t’ua lërë trashëgimi fëmijëve, si një ndër pasuritë më të mëdhaja të jetës.

“Dua të mbetemi familje bletërritësish”.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

Shtyhet afati i aplikimeve për Skemën Kombëtare 2026 deri më 6 korrik 2026

Informohen të gjithë fermerët dhe subjektet e interesuara se afati për aplikimet në kuadër të Skemës Kombëtare 2026 është shtyrë deri më 6 korrik 2026.
Ky vendim është marrë për t'u krijuar mundësi të gjithë fermerëve që ende nuk kanë përfunduar procesin e aplikimit, të kenë kohën e nevojshme për të dorëzuar kërkesat e tyre dhe për të përfituar nga mbështetja financiare e ofruar nëpërmjet Skemës Kombëtare.

Ftojmë të gjithë fermerët që nuk kanë aplikuar ende, të shfrytëzojnë këtë afat shtesë dhe të përfundojnë aplikimin e tyre brenda datës 6 korrik 2026.

Për informacion të mëtejshëm mbi kriteret, dokumentacionin dhe procedurat e aplikimit, fermerët mund të drejtohen pranë zyrave rajonale përkatëse ose të konsultojnë kanalet zyrtare të institucionit si dhe në faqen zyrtare www.azhbr.gov.al.

Afati i ri përfundimtar i aplikimeve: 6 korrik 2026, ora 16:30.


This will close in 0 seconds