Në prag të hapjes së thirrjes për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026, stafi teknik i AZHBR ka nisur takimet informuese me fermerët, duke zhvilluar takime në qarqet e Lezhës, Kukësit dhe Tropojës.
Gjatë këtyre sesioneve, fermerët u njohën me masat mbështetëse të skemës, e cila përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimi. Ata patën mundësinë të informohen mbi procedurat dhe kriteret e aplikimit, si edhe të adresojnë pyetje drejtpërdrejt te stafi i AZHBR-së.
Masat direkte mbështetëse:
- Mbështetje për gjedhë
- Mbështetje për të imta
- Mbështetje për bletarinë
- Mbështetje për dosa/paradosa
- Kontroll biologjik në serra
- Mbështetje për fermat organike
- Certifikimi GlobalG.A.P.
- Mbështetje për sipërfaqe të mbjella
- Ripopullim peshkimi në ujërat e brendshme (blerje rasate peshku).
Masat e investimeve:
- Fermerët e rinj
- Stane dhe pajisje
- Mekanizimi i bujqësisë
Takimet informuese do të vijojnë edhe në qarqe të tjera të vendit, ndërsa aplikimet hapen së shpejti.










