info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Vijojnë takimet me fermerët për prezantimin e Skemës Kombëtare 2026 Korçë, Pogradec, Durrës

Stafi teknik i AZHBR zhvilloi takime me fermerë në Korçë, Pogradec dhe Durrës, ku u prezantuan masat mbështetëse dhe mundësitë që ofron Skema Kombëtare 2026 për sektorin bujqësor.

Gjatë takimeve, fermerët u njohën me kriteret dhe procedurat e aplikimit, si edhe morën përgjigje për pyetjet e tyre nga specialistët e AZHBR-së.

Skema përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimi.

Aplikimet hapen së shpejti





NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds