Në vijim të bashkëpunimit të vazhdueshëm, mirëpritëm në një vizitë zyrtare Delegacionin kroat në AZHBR, të kryesuar nga Sekretari i Shtetit për Bujqësinë dhe Çështjet Ndërkombëtare, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Pagesave.
Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe forcimi i bashkëpunimit në bujqësi, në përputhje me kërkesat e Bashkimi Evropian. Diskutimet u fokusuan në ndërtimin e sistemeve IACS dhe LPIS, regjistrin e fermave, menaxhimin financiar dhe kontrollin, si dhe procesin e akreditimit të agjencive paguese.
Vizita shërbeu gjithashtu për të identifikuar fusha konkrete bashkëpunimi dhe për të forcuar më tej mbështetjen mes dy vendeve.







