info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Tur dëgjesash publike me fermerët për hartimin e Skemës Kombëtare 2026

Në një proces të hapur konsultimi me fermerët në të gjithë vendin, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, zhvilluan një tur të gjerë dëgjesash publike për përcaktimin e masave që do të mbështeten në Skemën Kombëtare 2026.
Ky tur përfshiu 23 takime në 12 qarqe të vendit, duke mbledhur fermerë, grumbullues, përfaqësues të agrobiznesit dhe aktorë të tjerë të zinxhirit të vlerës. Në fokus ishte bashkëbisedimi i drejtpërdrejtë, evidentimi i problematikave reale në terren, adresimi i shqetësimeve konkrete dhe mbledhja e propozimeve për përmirësimin e masave mbështetëse. Synimi është ndërtimi i një skeme kombëtare më gjithëpërfshirëse dhe të orientuar drejt nevojave të sektorit. Të gjitha sugjerimet e mbledhura do të analizohen në detaje nga stafi teknik dhe do të reflektohen në hartimin përfundimtar të skemës, me qëllim garantimin e një mbështetjeje konkrete dhe të matshme për zhvillimin rural.
Skema Kombëtare 2026 do të nisë me një buxhet prej 5,2 miliardë lekësh, 16% më i lartë se një vit më parë, duke dëshmuar angazhimin për rritjen progresive të financimit të sektorit. Përveç mbështetjes direkte, skema do të shoqërohet me instrumente të integruara financiare, si kredia e butë me garanci sovrane. Një lehtësi tjetër e rëndësishme për fermerët është kompensimi në masën 10% i autofaturave tatimore të grumbulluara, të cilat do të dorëzohen dy herë në vit, duke mundësuar përfitimin periodik të kompensimit.
Këto politika synojnë formalizimin e mëtejshëm të sektorit bujqësor, uljen e kostove të prodhimit dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare, si në tregun vendas ashtu edhe në tregun ndërkombëtar.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds